TIRANE- Ka pak kohë që kur dy ikonat e televizionit janë bërë nëna. E para ishte Xhemi, që solli në jetë djalin e saj të dytë, Gabriel. E më pas edhe Arbana u bënë nënë për herë të parë me Jonin.

Që sezonin e shkuar të dyja u shprehën se do të hiqnin dorë për disa kohë nga ekrani, për t’ju përkushtuar mëmësisë. E mesa duket mungesa ka qenë vetëm në ekran, pasi të dyja nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga jeta e natës.

Arbana dhe Xhemi janë parë përgjatë javës teksa në shoqërinë e miqve të “Top Medias”,
konsumonin kokteile frutash. Mesa duket kanë zgjedhur të lënë bebet në shtëpi, për tu dëfryer paksa në jetën e natës që Tirana të ofron. E ndërsa Xhemi i është rikthyer projekteve të saj, ku është bërë pjesë e “Portokallisë”, Arbana po vijon të qëndrojë larg televizionit edhe për disa kohë.

(ma.ar/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: