TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për heqjen e simbolit të Shqiponjës tek Dogana në kryeqytet.

Rama e konsideroi simbolin e Shqiponjës tek Dogana si  vulgaritet të hipur në piedestal, por Basha thotë se kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet.

Sipas kreut të PD, kryeministri shaktërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm.

Postimi i Bashës në Twitter:

Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell pará në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100 Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro.

 

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb