Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Në një mesazh në “Facebook”, Basha uron që drita e ringjalljes të mbushë me shpresë zemrat dhe vatrat e çdo familjeje shqiptare.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ju uroj nga zemra Gëzuar Pashkët!

Drita e ringjalljes i mbushtë zemrat tuaja dhe vatrat e çdo familje shqiptare plot me shpresë dhe besim se e mira do të mundë çdo sfidë, dhimbje dhe padrejtësi. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb