Kandidati i pavarur në Tiranë, Boiken Abazi denoncon se nuk po i lejojnë asnjë vëzhgues të certifikuar nga ai për numërimin e votave.

Abazi thotë se vëzhguesit e tij nuk lejohen tek KZAZ nr.34 e cila është tek shkolla ‘’Bajram Curri’’.

Ai i bën thirrje Policisë mos zbatojë urdhëra të jashtëligjshëm teksa parlajmëron se do të bëjë ankesë në KAS.

 

STATUSI NGA BOIKEN ABAZI

Te Shkolla “Bajram Curri” KZAZ nr. 34 nuk po lejojnë të hyjë asnjë vëzhgues i certifikuar nga unë si kandidat i pavarur. Ndërkohë kanë lënë vëzhguesit e subjekteve të tjera. Ne po bëjmë ankesë në KAS. I bëjmë thirrje mediave të mbulojnë ngjarjen. I bëjmë thirrje policisë të mos zbatojë urdhëra të jashtëligjshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb