4 shtetas janë vënë në prangat e policisë së Durrësit ditën e sotme për vepra të ndryshme penale. Nga burime bëhet se një shtetasi 55-vjeçar me inicialet Z. B., 28-vjeçari me inicialet R. M., dhe një 40-vjeçar kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve.

Është arrestuar në flagrancë edhe një 28-vjeçar për vjedhje në një market në Durrës.

Njoftimi i policisë:
Durrës/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi R. M., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore, në një market, në lagjen nr. 5.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka hyrë në banesën ku qëndron bashkëshortja e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 59 vjeç, banues në Vadardhë, Sukth, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: