Nga: ZONJA ENEIDA 

Byrek me kërpudha

500 gr petë të gatshme Neranxi
500 gr kërpudha
2 qepë të njoma
4-5 domate të thata D’Amico
100 ml verë të bardhë
50 ml pana
Kopër
Piper të zi
Kripë
1 vezë
100 ml qumësht
100 gr djath kaçkavall
3 lugë vaj ulliri Neranxi
50ml vaj ulliri ose 50 gr gjalpë
Fara susami

Në një tigan skuqim qepën e njomë të prerë në rrathë. Pasi janë zbutur, shtojmë kërpudha dhe vazhdojmë skuqjen. Hedhim edhe domatet e thata në feta dhe i shuajmë me verë.
Pasi ka avulluar vera, shtojmë panën, kripën, piperi dhe rigonin.
Shtrojmë gjysmat e petëve poshtë duke i spërkatur ndërmjet me vaj ulliri ose kripë.
Shtojmë mbushjen, hedhim djathin kaçkavall dhe vendosim petët e tjera. E presim  racione nga lart me thikë duke bërë kujdes qe thika të mos shkojë deri në fund. Trazojmë vezën me qumështin dhe ia hedhim byrekut nga lart duke e tundur tavën që të shkojë kudo masa. Spërkasim me fara susami.
E pjekim në 200 gradë për 30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb