6-8 cungje pule
1 ls piper të kuq
1 lç piper djegës
1 lç hudhër pluhur (ose 2-3 thelpinj hudhër)
1 lç qepë pluhur (ose ½ qepë në rende)
1 lç kripë, ½ lç piper
400 ml dhallë
250 gr miell
2-3 lgj niseshte ose miell misri të hollë
Vaj për skuqje

Salca pikante:
1 filxhan keçap
2-3 lugë ujë
3 lugë uthull
1 lugë salcë soja
½ lugë fara piperi djegës
1 lugë vaj ulliri

Përziejmë piperin e kuq, piperin djegës, hudhrën pluhur, qepën pluhur, kripë dhe piper të zi. Lyejmë mirë nga të gjitha anët cungjet e pulës të cilat i vendosim në një enë. Shtojmë mbi cungjet dhallën dhe i lemë të marinohen për të paktën 2 -3 orë (ose dhe një natë më parë në frigorifer).

Përziejmë miellin me niseshten dhe me farat e specit djegës. Gjysmën e masës së përgatitur e shtojmë tek cungjet e pulës dhe i lemë përsëri në marinim.

Pasi i kemi lenë cungjet të marinohen i marrim një e nga një dhe i vendosim tek mielli i përgatitur duke i rrotulluar nga të gjitha anët që të pudrosen mirë dhe më pas i vendosim të skuqen.

Cungjet e skuqura i lemë në një pjatancë me letër kuzhine për të thithur vajin e tepërt dhe ndërkohë përgatisim salcën pikante. Përziejmë mirë keçapin me pak vaj ulliri, pak uthull, pak ujë, salcë soje dhe fara piperi djegës. E trazojmë mirë salcën dhe e kemi gati për t’a servirur me cungjet e marinuara.


(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb