Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e gjykatës për dënimin e ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda për shpërdorim detyre, me 10 muaj burg.

Ai nga Kongresi i PS-së tha se ende drejtësia nuk ka hyrë në kraterin e vullkanit të padrejtësive.

“Për të bërë detyrën ishte zgjedhur edhe kush e dogji Shqipërinë në zjarrin e piramidave e kush i hodhi në erë njerëzit pak kilometra nga sheshi kryesor i Tiranës e kush i vrau protestuesit e pafajshëm në bulevard. Drejtësia e re ende po vonon, apo po nguron. S’e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive. Një tjetër histori në këtë mes që drejtësia e re ende po vonon apo po ngurron nuk e di akoma këtë që të hyjë në kraterin e vullkanit të padrejtësive 30 vjeçare ndërkohë që dënon një zyrtar të lartë për një arkë peshk në këmbim të një punësimi të pakryer, por për këtë mbase do flas pak më tej. Dallimin e qeverive e bëjnë vendimet që ato marrim, dhe punët që ato bëjnë dhe taksat që mbledhin. Kemi hyrë në këtë mandat të tretë më të fortë sepse 50 familje shqiptare janë sot më të forta.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: