SHKODER

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Shkodër. Burime  për ”BalkanWeb”, bëjnë me dije se një grua ka vdekur ndërsa nusja e saj, e cila është shtatzënë është në gjendje të rëndë.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në afërsi të ish 5 -heronjve në rrugën Shkoder Koplik, ku të dyja janë përplasur nga një makinë. Viktima është identifikuar si 58 vjeçarja me iniciale H.B, ndërsa vajza si shtetësja E.B 22 vjeçe.

Aksident Ne Shkoder
Aksident Ne Shkoder

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuse e vjehrrë janë dërguar me shpejtësi në spital, po kjo e fundit nuk ka arritur të mbijetojë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb