Anëtari i Kryesisë së PD-së së Rithemelimit, Enno Bozdo, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, deklaroi se opozita ka bërë denoncime në SPAK, që duket se nuk kanë vazhduar me hetime.

Bozdo theksoi se Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Belinda Balluku duhet të ishin hetuar. Sipas tij, SPAK është i telekomanduar dhe se Rama është “mbreti” i lojës.

“Drejtësia vazhdon që të jetë me pikatore. Opozita vazhdon që të denoncojë haptazi, siç ka bërë deri më tani. Minimalisht një hetim duhej të ishte hapur për Ramën, për Ëngjëll Agaçin, një hetim duhej hapur për Belinda Ballukun, Ilir Beqajn etj. PD ka bërë kallëzim për këta zyrtarë. SPAK është i telekomanduar dhe mbreti i lojës është Edi Rama.

E gjitha që ndodh edhe me goditjet që kryen SPAK është një lojë, për të bindur publikun që diçka po bëjmë. Edi Rama ka hedhur firma dhe nuk ka hetim për të. Kjo është drejtësi me regji qendrore. Sali Berisha pa prova mbahet në arrest shtëpie. Edi Rama ka mbrojtur bashkëpunëtorët e tij, deri në momentin që ata kanë qenë të pambrojtshëm. Unë nuk kam shpresë tek SPAK. Te Porti i Durrësit dhe tek Eco Park ka prova ulëritëse dhe sërish Rama mbetet i paprekshëm. Dosja ndaj Berishës është dosje politike. SPAK nuk ka hapur qoftë edhe një hetim për çështjen McGonigal”, u shpreh Bozdo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb