Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri kanë vizituar Megin në banesën e saj në Kodër Thumanë ku vajza po rehabilitohej nga operacioni në këmbë. Gjatë bisedës vizitorët u befasuan nga shqetësimi i vajzës që nuk lidhej me operacionin dhe gjendjen e saj shëndetësore por me një borxh…

I ati i Megit: Ju falënderojmë shumë për vajzën!
Elvisi: Të kisha marrë Asjan të të kishte takuar, ju jeni princesha por kur bëhet edhe fjalë për Thumanën bashkohen shumë halle, do ta marrim sysh, tani ndihesh më mirë? Fëmijët janë fruti i zemrës.

Megi: Shumë më mirë!
Elvisi: Në shkollë ikën?
Megi: Jo fare për këtë vit.

Elvisi: Sa u njoftuam për rastin, mos e bëni dy, kur bëhet fjalë për Thumanën nuk diskutohet. Kur të ngihesh do rikuperosh shkollën dhe vetë do jesh një bamirëse. Ti mendon se operacioni ishte sukses.

Megi: Po tani nuk më dhembte këmba, prindërit kanë hyrë në borxhe nuk e di a do dalin nga borxhet, ju falënderoj shumë
Elvisi: Ke merak?
Megi: Vetëm borxhet tua paguaj prindërve, asnjë gjë tjetër
Elvisi: E ke vuajtur?
Megi: U futën në borxhe dhe kanë marrë kredira, vetëm jetën nuk kanë dhënë se kjo u kishte mbetur.

Elvisi: Mos u mërzit moj shpirt! Do ta bëjmë kështu bëmë ndërhyrjen, ne do flasim dhe me mjekët do na kesh pranë.
Me të lënë shtëpinë e Megit, Elvisi dëshiron tu tregojë shqiptarëve një panoramë në Thumanë atje ku janë në ndërtim e sipër mbi 170 banesa individuale.
Elvisi: Shqiptarët duan të shikojnë zemrën e shqiptarisë, e di që jeni të kënaqur sa kemi ardhur në Thumanë ju thoni, ku është Thumana? Zemra e humanizmit, do shikojmë ku kemi mbërritur me ndërtimin e saj. Kjo është Thumana jo shumë larg do jetë e plotësuar po mendojmë mobilimin gjelbërimin do bëhet një lagje shumë e bukur. Kjo është pra Thumana, është amaneti juaj, ishte një emocion i madh, më pyesin si kishe fuqi të rrije 7 orë në studio, u bë ajo energji u mblodh fondi.

https://www.youtube.com/watch?v=pVMda19AvDg

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: