Nga: ZONJA KATERINA

500 gr fasule sy, 600 gr spinaq, 2 kokrra domate, 1 kokërr qepë, 1 koncentrat perimesh, 3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper

Fillimisht ziejmë fasulet në ujë të ngrohtë për rreth 40 minuta. I kullojmë dhe i kemi gati për të përgatitur recetën.

Kaurdisim qepën me 3-4 lugë ujë. Sapoa qepa të zbutet shtojmë spinaqin e grirë. E lemë spinaqin të ulë vëllimin dhe më pas shtojmë domatet të grira në rende, e lemë 2-3 minuta në mënyrë që përbërësit te lidhen bashkë dhe më pas shtojmë fasulet e ziera. I përziejmë duke shtuar dhe një filxhan ujë të ngrohtë me koncentrat perimesh. E lemë gatimin të ziejë për 10 minuta dhe në fund shtojmë vajin e ullirit.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: