Nga zonja Katerina
Përbërësit

2 filxhanë oriz, 4 filxhanë lëng mishi, 2 fileto pule, 1 kokërr qepë, 1 kokë hudhër, 2 karrota, 2 lgj vaj ulliri, 2 lgj gjalpë
Djath kaçkavall, Kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim gjalpin dhe vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën dhe karrotën për 2 minuta. Shtojmë më pas filetot e pulës të prera në kubikë, kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdisjen për 2-3 minuta.

Shtojmë lëngun e mishit dhe sapo të marrë valë hedhim orizin dhe kokën e hudhrës të ndarë në 4 pjesë. E mbulojmë tenxheren me kapak dhe e lemë të gatuhet për rreth 20 minuta në temperaturë mesatare.

Pasi gatimi të përfundojë e servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me djath kaçkavall dhe majdanoz.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb