INDONEZI-Të paktën 832 të vdekur dhe qindra të plagosur deri tani, por mendohet se bilanci mund të jetë me mijëra, tha shefi i mbrojtjes civile, pas cunamit dhe tërmetit që goditi Indonezinë.

Njëzet e katër orë pas katastrofës që goditi pjesën qendrore të ishullit Sulawesi, pas dy tërmeteve me magnitutë 6.1 dhe 7.5 dhe cunamit, shkatërrimi është i dukshëm.

Në brigje kanë mbërritur kufomat të cilat besohet se do të jenë më të shumta me kalimin e orëve. Pavarësisht ndihmës, autoritetet kanë ngadalësuar operacionet e shpëtimit edhe për shkak të infrastrukturës plotësisht të dëmtuar dhe në disa zona ku jetojnë rreth 600 mijë njerëz, forcat e shpëtimit nuk kanë mundur ende të hyjnë. Në Palu, në kryeqytetin e provincës, balta është bashkuar me mbetjet e shtëpive të shkatërruara, të cilat së bashku me ujin morën përpara gjithçka pas tërmetit.

Vetëm dy nga shtatë centralet e zonës janë ende në funksion.

Energjia elektrike, uji dhe telekomunikacioni janë të gjitha jashtë funksionit. Qindra trupa janë mbuluar me çarçafëve përgjatë rrugës, ndërsa të plagosurit po mjekohen në shtretër të improvizuar jashtë, sepse të gjitha spitalet e zonës janë shkatërruar plotësisht. Nevoja për shtretër, ilaçe mjekësore, ushqime është shumë e madhe.

Të gjitha viktimat janë nga qyteti Palu. Banorët e Palu, në bregun perëndimor të Celebes, janë rreth 350 000.
Shqetësuese mbetet situata në Donggala, më në veri.

Shefi i mbrojtjes civile Muhammad Syaugi, ka treguar që vetë ai ka dëgjuar të thirrura për ndihmë poshtë gërmadhave në një hotel tetë katësh në Palu, Roa-Roa. Aty mund të jetë të bllokuar rreth 50 veta.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb