FRIKASE ME KERPUDHA DHE SPINAQ

1 pako kërpudha
1 tufë sallatë jeshile
1 tufë spinaq
1 tufë koper
2-3 qepë të njoma
1 qepë të thatë
4 lgj vaj ulliri
1 lgj niseshte
1 kokërr limon
Kripë, piper

Kaurdisim fillimisht qepën e thatë dhe të bardhën e qepëve të njoma. Sapo qepët të zbuten shtojmë kërpudhat dhe bishtat jeshile të qepëve të njoma të grira imët. Shtojmë koperën, spinaqin dhe sallatën jeshile. Rregullojmë shijen me vaj ulliri, kripë dhe piper. Vendosim kapakun dhe e lemë të gatuhet për 10 minuta në temperaturë mesatare.

Më pas hollojmë niseshten me pak ujë të ftohtë dhe ia hedhim gatimit të cilin e lemë dhe 5 minuta të tjera në sobë dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

FILETO PULE NE FURRE ME DJATH DHE DOMATE

2 fileto pule
100 gr djath i verdhë
7-8 kokrra ullinj
2-3 domate
Vaj ulliri
Kripë, piper
Miks baharnash

Presim filetot në mes dhe i hapim në një tavë ku kemi shtruar një letër kuzhine. I spërkasim filetot e pulës me vaj ulliri, kripë, piper dhe miks baharnash sipas dëshirës. Presim domatet në kubikë të vegjël dhe i trazojmë me ullinjtë të prerë në copëza të vogla. I vendosim domatet me ullinjtë tek filetot e pulës dhe më pas të gjithë sipërfaqen e spërkasim mirë me djathin kaçkavall të grirë në rende. I vendosim filetot e pulës të piqen në furrë në temperaturën 200 gradë për 20-25 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb