Nga: ZONJA KATERINA
1 mollë të kuqe, 1 mollë jeshile, 50 gr goji berry, 2 lgj sheqer kaf, 1 lgj gjalpë, ½ lç kanellë, ½ lëng portokalli, 2 lgj pana
Presim mollët në kubikë, ndërkohë kemi tretur gjalpin dhe vendosim mollët t’i karamelizojmë duke shtuar dhe sheqerin kaf. Pasi mollët të kenë filluar karamelizimin i shuajmë me pak lëng portokalli. Më pas shtojmë manat goxhi (goji berry) dhe panën. Mollët e karamelizuara i servirim pudrosur me pak kanellë.
(BalkaWeb)