Futbolli arab po tërheq vëmendjen e shumë futbollistëve të mëdhenj. Pas Ronaldos dhe Karim Benzema, një tjetër yll largohet nga Europa.

Ngolo Kante është zyrtarisht pjesë e Al Ittihad, në Arabinë Saudite. Mesfushori Kante do të transferohet në Saudi Proffesional League si një lojtar i lirë, pas shumë vitesh qëndrimi te Chelsea. Al Ittihad siguron kështu shërbimet e një nga futbollistëve më të mirë në qarkullim. Kujtojmë që kjo skuadër ka bindur edhe Benzema, pak javë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb