Kemi ardhur në fund të Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, një kampionat spektakolar i cili është zhvilluar për herë të parë në stinën e dimrit.

Nuk kanë munguar befasitë dhe rezultatet interesante, ndërsa për trofeun e çmueshëm do të diskutojnë në finalen e madhe Argjentina dhe Franca të dielën pasdite.

Nuk kanë munguar golat e jashtëzakonshëm në këtë botëror, por golin me goditjen më të shpejtë deri më tani e mbanë Luis Chavez i Meksikës.

Screenshot 1 88
Screenshot 1 88

Mesfushori 26-vjeçar realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë në xhiron e tretë ndaj Arabisë Saudite me një goditje e cila mbërriti shpejtësinë në 121,6 km në orë.

Vendin e dytë e mbanë sulmuesi i Japonisë, Ritsu Doan që realizoi një gol të bukur ndaj Gjermanisë me një goditje prej 120 km në orë.

E vendi i tretë i takon sulmuesit gjerman Nicklas Fullkrug që realizoi gol ndaj Spanjës me shpejtësi prej 118 km në orë.

Në pozitën e katërt është Cristiano Ronaldo ku me golin e shënuar ndaj Ganës goditja e tij arriti shpejtësinë prej 117,3 km në orë.

Fifa World Cup Qatar 2022 Group H Portugal V Ghana
Fifa World Cup Qatar 2022 Group H Portugal V Ghana

Ndërkohë goli i Harry Kane ndaj Senegalit ka arritur një shpejtësi prej 115,8 km në orë duke u renditur i pesti në këtë Kupë të Botës./TG/

1200x 1
1200x 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: