Grupi Eurosig po ndjek me shtqetësim zhvillimet në Ukrainë dhe vuajtjet që po i shkaktohen popullit nga ndërhyrja ushtarake e Rusisë, duke shkaktuar viktima dhe pasiguri të madhe.

Grupi ka vendosur t’i vijë në ndihmë Ukrainës duke akorduar 30 mijë euro për popullin dhe 20 mijë euro specifikisht për shqiptarët që jetojnë atje prej shekujsh. Këta shqiptarë Presidenti i Grupit Eurosig-Insig & UBA Bank, Z. Kadri Morinaj, i ka vizituar fizikisht në Ukrahinë para 20 vitesh.

Kjo ndihmë është e didikuar për nevojat jetike të njerëzve atje.

Shuma prej 50 mijë eurosh do të kalojë në llogarinë zyrtare të Përfaqësisë Diplomatike të Ukrahinës në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: