Pasioni për objektet “e çuditshme” e ka vendosur shpesh gazetaren Jerina Sakaj përballë komenteve të çuditshme të qytetarëve.

Në Podcastin “Pas Diell” të gazetares Megi Latifi, Jerina Sakaj tregoi se si një grua e kishte ndalur në rrugë dhe e kishte pyetur “Ja kë vjedhur kryeministrit këtë këpucën”.

“Unë koleksionoj gjëra të çuditshme. Çantat e mia janë me forma jonormale. Kisha një çantë në formë këpuce dhe një zonjë në rrugë bërtiti me të madhe, “ja ke vjedhur kryeministrit këtë këpucën? Po i thashë por arrita t’i marr vetëm njërën, jo të dyja”- u shpreh gazetarja.

Rrëfimin për jetën personale dhe pasionet e saj, gazetarja e vijoi me ato që i cilësoi si arratisje të shpeshta nga realiteti, ndërsa nuk nguroi të pranonte se ka thyer tabu në familje për të ndjekur ëndrrat e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb