Jeta e familjes në Kavajë ka ndryshuar nga themelet pasi emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” u dhuroi banesën e re një javë më parë. Stafi i emisionit ka shkuar sërish për t’i takuar në apartamentin e ri për të marrë impresionet e tyre të para.

Dori dhe Bora thonë se kjo shtëpi është gjithçka që kishin ëndërruar për shumë vite.

“Kjo është dhoma jonë, kjo është gjithë bota jonë, është shumë e bukur, se kemi menduar ndonjëherë kështu, që kur ne jemi futur në këtë shtëpi, jeta jonë ndryshoi. Na duket pak e habitshme pasi nuk jemi mësuar. Natën e parë kur fjetëm këtu akoma nuk më besohej se kjo është shtëpia jonë dhe ne do jetojmë këtu gjithë jetën.

Mëngjesi i parë ishte si me magji, nuk ma priste mendja që do uleshim të katërt, ishte moment i bukur, nuk e kisha përjetuar ndonjëherë kështu. Tani jemi të qeta, tani kemi një vend ku të studiojmë për të vazhduar jetën tonë përpara”,-shprehet njëra nga motrat.

“Na bëhet zemra mal kur shikojmë prindërit tanë që janë të qetë, tashmë. Ne jemi të gjithë bashkë do jetë ndryshe, ne do vijojmë misionin, synimin tonë që të bëhemi dikushi në jetë”,-thotë motra tjetër.

“Nuk ka gëzim më të madh për dy vajzat e mia, ku ishin ato dhe ku erdhën, është një gjë që nuk e imagjinonim dot më parë, sot jetojmë më së miri , ne kemi dhomën tonë, vajzat kanë dhomën e tyre, emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” u jemi borxhli gjithë jetën”, thotë kryefamiljari.

“U jemi borxhli gjithë jetën, jemi shumë të gëzuar falë shqiptarëve që ndihmuan për vajzat e mia”, thotë e ëma dy vajzave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: