Nga: ZONJA ENEIDA

200 gr karkaleca
250 gr kus kus (cous cous)
5-6 domate qershi
2 lugë ullinj të prerë në feta
3 lugë qepujka
50 gr djath të bardhë
20 gr gjalpë
1 tufë majdanoz
3 thelpinj hudhër
Një lugë kaperi
1 limon
Kripë
Vaj ulliri
Piper

Në një tigan hedhim gjalpin dhe 2 lugë vaj ulliri. Sapo ka shkrirë gjalpi, shtojmë hudhrën e prerë në feta dhe karkalecat.

Skuqim karkalecat për 2 minuta, iu hedhim kripë, i heqim dhe shtojmë ujë në tigan. Sapo uji të marrë valë, fikim sobën dhe shtojmë kus kusin te uji si dhe pak kripë. E lëmë 10 minuta që të gatuhet. Pas 10 minutash e shkriftojmë me pirun.

Në një tas trazojmë domatet e prera ne gjysmë, ullinjtë, qepujkat, djathin e bardhë, karkalecat dhe shtojmë kus kusin e ftohur. Grijmë lëkurën e limonit, shtojmë pak piper të zi, 1 lugë vaj ulliri akoma, majdanozin e grirë, pak lëng limoni, i trazojmë dhe në fund shtojmë kaperin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb