Nga: ZONJA VJOLLCA*
Kek i kripur me patate dhe mish të grirë
400 gr mish i grirë
750 gr patate
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper I zi
50 gr gjalpë të shkrirë
1 pako peta
150 gr djathë të bardhë
1 lugë gjelle peksimadhe
1 spec djegës
150 gr salcë kosi
2 kokrra vezë
200 gr domate qershi
Arrë moskat
Rozmarinë

Në një tigan me dy lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim fillimisht mishin e grirë për 5 minuta. Më pas shtojmë qepën dhe hudhrat dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 5 minuta të tjera. E rregullojmë me kripë dhe piper dhe e largojmë kimën nga zjarri. Në një tigan tjetër me dy lugë gjelle vaj ulliri skuqim patatet të prera në kubikë të vegjël derisa ato të zverdhen pak. Ndërkohë gjysmën e djathit e thërmojmë ndërsa specin e presim në unaza të holla. Gjysmën tjetër të djathit e thërmojmë shumë imët, e trazojmë me salcën e kosit, me dy kokrra vezë, kripë, piper dhe arrë moskat.
Pasi shkrijmë gjalpin lyejmë mirë njëra pas tjetrës 6 peta, të cilat i vendosim në një tavë duke lënë anët jashtë. Shtrojmë në fillim në të gjithë sipërfaqen pak peksimadhe, më pas hedhim mishin e grirë të kaurdisur me qepën, mbi kimë vendosim një shtresë me patate të skuqura, një shtresë me djathë të bardhë të thërrmuar dhe specin e prerë hollë. Në fund fare e mbulojmë të gjithë sipërfaqen me salcën e kosit. E dekorojmë me domate qershi dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: