Nga Zonja Katerina
Përbërësit

2-3 mollë, 2 filxhanë miell, 1 filxhan sheqer, ½ filxhan gjalpë ose vaj, ½ filxhan arra, 1 ls kanellë, 3-4 kokrra vezë, ½ filxhan qumësht /lëng portokalli, 1 lç pluhur pjekës, 1 bustinë vanilje, 1 limon.

Përgatitja

Presim mollët në feta të rrumbullakëta, i spërkasim me pak lëng limoni, kanellë dhe sheqer.

Në një tavë vendosim një letër që nuk ngjit dhe shtrojmë mollët. Sipër mollëve hedhim arrat dhe gjysmën e sasisë së gjalpit.

Fillojmë përgatisim më pas brumin e kekut. Përziejmë sheqerin me vezët dhe me gjalpin dhe më pas shtojmë qumështin (ose lëngun e portokallit) dhe miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe vaniljen. E përziejmë mirë brumin me rrahëse dore dhe e hedhim masën e përgatitur në tavën ku kemi vendosur mollët me arra. E vendosim kekun të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 50 minuta.

Pasi keku të jetë gati e lemë të ftohet pak dhe më pas e permbysim kur të bëjmë servirjen me qëllim që të dalin në pah mollët. Sipas preferencës servirjen mund ta bëjmë me pak sheqer pluhur.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: