Nga: ZONJA KATERINA

Përbërësit:

100 gr gjalpë, 150 gr sheqer, 3 vezë, 300 gr miell1 bustinë pluhur pjekës,150 ml qumësht
50 gr arra, 500 gr fiq të freskët

Rrahim gjalpin me sheqerin dhe sapo sheqeri të ketë shkrirë shtojmë vezët një e nga një. Më pas shtojmë qumështin, miellin e trazuar me pluhurin pjekës dhe arrat e grira mesatarisht. E trazojmë mirë brumin e kekut që masat të lidhen me njëra-tjetrën.

Lyejmë një formë keku me pak gjalpë dhe vendosim brumin e përgatitur. Fiqtë e pastruar i presim në ½ dhe i vendosim mbi sipërfaqen e kekut. Në fund e spërkasim me pak arra të thërrmuara dhe pak sheqer dhe e vendosim kekun në furrë të piqet në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb