Nga: ZONJA VJOLLCA*
Kek me kungull dhe arra

500 gr kungull i verdhë
Lëkura e 1 limoni
250 gr gjalpë
320 gr sheqer
Pak kripë
4 kokrra vezë
200 gr arra
100 ml qumësht
250 gr miell
1 pako pluhur pjekës

Fillimisht grijmë kungullin në rende, e kullojmë atë nga lëngu i tepërt dhe më pas e thajmë me letër kuzhine (lemë mënjanë 3-4 feta për dekor). Lajmë limonin me ujë të ngrohtë, e thajmë dhe grijmë me rende lëkurën e tij.
Në një tas vendosim gjalpin (në temperaturë ambienti) dhe 200 gr sheqer. I trazojmë së bashku derisa gjalpi të fillojë të zbardhet. Më pas shtojmë vezët një e nga një, pak kripë, lëkurën e limonit, kungullin e grirë dhe 100 ml qumësht. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit duke shtuar në fund dhe arrat e grira në copëza të vogla. Fillojmë shtojmë gradualisht në tas dhe miellin e trazuar me pluhurin pjekës. Në një tavë vendosim letër kuzhine, shtrojmë mbi të brumin e përgatitur dhe e vendosim kekun në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 50 minuta.
Ndërkohë vendosim në zjarr 120 ml ujë dhe 120 gr sheqer. Sapo uji të fillojë të ziejë vendosim copat e kungullit që lamë veç për dekor dhe e lemë të ziejë për 10 minuta. Me fetat e kungullit pasi të jenë ftohur dekorojmë kekun duke e pudrosur dhe me copëza arrash.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: