Recete nga znj Eneida
Përbërësit

Për kekun
250 ml vaj
200 gr sheqer
5 vezë
200 ml qumësht
250 gr miell
100 gr kakao
2 lugë çaji pluhur pjekës
Pak vanilje

Për shërbetin:

500ml ujë
300gr sheqer
200gr çokollatë
150 ml pana për ëmbëlsira
Përgatitja

Në një tenxhere ziejmë 5 minuta sheqerin me ujin për shërbetin dhe e lëmë të ftohet.
Rrahim gjalpin me sheqerin me mikserin e dorës dhe shtojmë vezët një e nga një. Miellin, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kakaon i sitim bashkë në një tas. Pluhurat i shtojmë pak e nga pak te gjalpi duke rrahur dhe duke kombinuar me qumështin, derisa të kemi një masë kremoze. E shtrojmë në tavë dhe e pjekim për 30 minuta në 180 gradë. Ngrohim panën dhe shtojmë çokollatën brenda që të shkrijë. Pasi është pjekur, nxjerrim kekun, e shpojmë me një kunjë nga lart dhe hedhim shërbetin e ftohtë. Vazhdojmë me salcën e çokollatës dhe e lëmë të ftohet para se ta servirim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb