Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr sheqer
70 ml vaj luledielli
70 gr gjalpë
2 vezë
50 ml lëng limoni
Lëkurën e 1 limoni
200 ml pana
220 gr miell
50 gr miell semola
1 vanilje
100 gr reçel luleshtrydhe
2 lugë pluhur pjekës

Përgatitja
Rrahim sheqerin me vajin dhe gjalpin dhe shtojmë vezët një e nga një. Shtojnë lëngun e limonit dhe lëkurën e limonit dhe bëjmë bashkë miellin me semolan dhe pluhurin pjekës. Shtojmë pak e nga pak miellin duke e alternuar me panën. Masën e vendosim në tavën e lyer me gjalpë dhe miell dhe nga lart shtojmë reçelin duke e ngacmuar me një kunjë dhëmbësh. E pjekim për 1 orë me 180 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: