Zbardhen të tjera detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Koukaki të Greqisë, ku burri vrau me thikë gruan.
Mediat greke raportojnë se 46-vjeçarja para se të vritej nga burri i saj 55-vjeçar është dhunuar nga ky i fundit.
55-vjeçari, që punonte si kuzhinier së fundmi, ka qenë një ish sportist i mundjes.

Sipas mediave greke, ai “u tërbua” kur pa 46-vjeçaren duke përgatitur një valixhe për një udhëtim që kishte planifikuar dhe filloi ta shante.

Viktima është kundërpërgjigjur, ndërkohë që burri ka nisur të ushtrojë dhunë ndaj saj. Fill pas këtij episodi, burri ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë prej aty një thikë dhe e ka goditur në shpinë edhe në qafë dhe gjoks, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Hetuesit e çështjes raportojnë se e gjithë ngjarja ka si motiv xhelozinë.

Pas krimit, autori mori të birin dhe njoftoi se kishte vrarë nënën e tij dhe më pas tentoi që të hidhej me makinë nga ura.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: