Ajo tregoi se u ndje e shkatërruar pas ndarjes nga ish modeli Andres Velencoso.
Megjithatë duket se gjërat kanë ndryshuar për Kylie Minongun dhe ish të dashurin e saj, teksa u takuan së bashku në 30 vjetorin e Vogue në Mardid të enjten.

Kylie dhe Adres të cilët kanë bërë fushatë për firmën e Chanel dhe Louis Vuitton, janë shfaqur më të qeshur se asnjëherë teksa shkonin në festë.

Këngëtarja dhe Andres u takuan për herë të parë në vitin 2008 teksa të dy merrnin pjesë në reklamën e parfumeve. Pesë vjet më vonë ata u ndanë, shkak sipas tyre ishte orari i ndryshëm i punës.

Tani çifti shfaqet më i qeshur se kurrë. Këngëtarja 50 vjeçare është shfaqur me një fustan ngjyrë bizele duke treguar këmbët e saj të tonifikuara, ndërsa Ish modeli me një kostum të zi shik.

Këngëtarja australiane kohët e fundit zbuloi se gjërat në jetën e saj më në fund kishin filluar të kishin kuptim.
Në një intervistë për Daily Telegraph, Kylie konfirmoi se muajt e fundit kanë qenë ‘të shkëlqyeshme’ për të.
‘Jeta nuk është e mirë, është e mrekullueshme!’ tha ajo. Kylie vazhdoi të shpjegojë se ajo ndihet më e vendosur se kurrë më parë. Të jetë kjo lumtur shkak i rilidhjes me ish të dashurin Andres kjo mbetet për tu parë.
(da.xha/BalkanWeb)
4E2E002C00000578-5948621-image-m-78_1531441685007

4E2C476E00000578-0-image-a-84_1531433060461

4E2A55D100000578-5947091-image-a-118_1531409592122

4E2C477F00000578-0-image-a-85_1531433061958

4E2E001700000578-5948621-image-m-81_1531441707820

4E2E006800000578-5948621-image-a-83_1531441735117

4E2E005300000578-5948621-image-a-100_1531442840040

4E2C8BF300000578-0-image-m-88_1531433158663

4E2A55DA00000578-5947091-image-a-119_1531409594220

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: