Mungojnë vetëm detajet. Sergej Milinkovic-Savic do të shkojë në Arabinë Saudite për të luajtur për Al Hilal, sipas asaj që shkruajnë mediat italane. Klubi kryeqytetas ka marrë një ofertë prej 42 milionë eurosh, e cila nuk mund të refuzohet, duke pasur parasysh se serbi ka një kontratë që skadon vetëm pas një viti.

Në këtë kuptim, nëse transferimi realizohet, do të jetë i katërti më fitimprurës në historinë e klubit, pas atyre të Vierit (tek Interi në 1999 për 46.48 milionë euro), Nedved (Juve e pagoi 45 milionë) dhe Veron. (Manchester United disbursoi pak më pak se 43 milionë për të). Propozimi i paraqitur për lojtarin është edhe i jashtëzakonshëm: 25 milionë neto në sezon që me bonuse mund të arrijnë deri në 30.

28-vjeçari ishte protagonist për Lazion në sezonin që kaloi, ku në 36 ndeshje të luajtura, shënoi 9 gola dhe asistoi 8 herë. Milinkovic-Savic u transferua te kjo skuadër në vitin 2015 nga Genk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb