TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbështetur studentët e universiteteve publike, të cilët prej dy ditësh protestojnë kundër tarifave të studimit.

Nga zona e Astirit, teksa qëndronte përkrah banorëve që protestojnë kundër projektit të Unazës së Re, Basha tha se tashmë hajdutëve iu është prishur rehati.

“Tani të vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon tek arsimi. Ka çuaar 40 milionë euro tek sheshi Skënderbej për 200 njerëz në ditë aty që lajnë e shpërlajnë por shkoni e shikoni pak konviktet se në çfarë gjendje janë. Shikoni banjot e studentëve, dushet, mencat e studentëve. Shikoni në çfarë gjendje janë bibliotekat, laboratoret, auditoret. Lekët shkojnë aty ku vidhet, vijnë tek Unaza e Re 48 milionë euro me 3 kompani këtu dhe i çon në parajsa fiskale. Lekët që duhet të shkojnë për të arsimuar rininë shkojnë për projekte që Edi Rama i vjedh. Edi Rama i do shqiptarët injorantët sepse kështu vidhen dhe mashtrohen më kollaj. Nuk është rastësi sepse është prjekt që nuk investohet tek arsimi. Për ti mbajtur shqiptarët injorantë sepse kështu edhe i vjedh më kollaj dhe i mashtron më kollaj.

Nuk ka asnjë arsye tjetër se si për gjithë kërkimin shkencor destinohen 2 milionë euro ndërsa këtu në këtë projekt vjedhje vidhen 24 herë më shumë. Kjo pra është e vërteta dhe ajo që shoh unë si kryetar i opozitës që ka një vetëgjegjësim të shqiptarëve që nis nga rinia dhe se kësja mund ti kundërvihemi vetëm përmes bashkimit. Pra aty ku përpiqet Edi Rama të përçajë, këtyre shpellarë, atyre ngelësa, me sharje dhe degradime që i ka kaq shumë përzemër, aty ku ai kërkon përçarjen, shqiptarët e kanë kuptuar se aty duhet bashkimi. Dhe bashkimi i të rinjve dhe i studentëve sot e ka dhënë rezultatin e parë. Qendresa e banorëve këtu e ka dhënë rezultatin e parë.

Ky është konkluzioni që unë nxjerr nga dita e sotme. Natyrisht që beteja vazhdon dhe detyra ime dhe e juaja është që ndaj çdo shqiptari që nuk e ka kuptuar lojën ta shpalosim sa më qartë e thjeshtë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk merret më me asgjë tjetër. Vetëm me grabitje dhe qendrimi ndaj arsimit të lartë dhe studentëve është pjesë e këtij projekti. Sa më injorantë ti mbajë dhe sa më e dobët të jetë pjesa e mësimdhënies aq më lehtë do ti vjedhë dhe mashtrojë shqiptarët. Por të rinjtë e kanë kuptuar këtë, janë ngritur dhe bashkuar dhe do ti përshëndes nga zemra për protestën e tyre. Kanë arritur tashmë një zprapsje të parë, një shtangie sepse ju kanë prishur rehatin hajdutëve protesta e tyre siç ju ka prishur rehatin hajdutëve tek Unaza e Re. U aka prishur rehatin të gjithë hajdutëve, edhe Viktoria investit, edhe Rama investit, edhe Veliaj investit.”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: