Lule kungulli të mbushura

Për mbushjen:
10 lule kungulli
100 gr gjizë e ëmbël
200 gr mocarela
10 açuge të marinuara
Gjethe mente
Kripë
Piper i zi

Për qullin:
400 ml birrë
250 gr miell
1 vezë
Vaj ulliri për skuqje

Presim mocarelën në copëza dhe i shtojmë gjizën e ëmbël, açuget, gjethet e mentes, kripë dhe piper. Mbushim lulet e kungullit me to, të cilave u kemi hequr pistilin më parë.
Në një tas trazojmë birrën me miellin dhe vezën. Zhysim në të lulet e mbushura dhe i skuqim në vaj të bollshëm.

Bamje të marinuara

Bamje
Uthull e bardhë
Verë e bardhë
Ujë

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: