Nga: ZONJA KATERINA

600 gr mashurka
400 barbunja kokërr të njoma
4-5 lgj vaj ulliri
2 kokrra domate
½ lgj salcë domate
2 qepë të grira hollë
1 koncentrat pule
1 tufë majdanoz
Kripë, piper

Në tenxhere hedhim mashurkat, shtojmë ujë të vluar në masë të tyre. Vendosim kapakun dhe i lemë mashurkat të ziejnë për 10-15 minuta.

Ndërkohë në një tigan përgatisim salcën. Ngrohim vajin e ullirit dhe kaurdisim qepën të grirë hollë së bashku me barbunjat kokërr. I kaurdisim për 2-3 minuta, më pas shtojmë domaten dhe salcën e domates dhe vazhdojmë kaurdisjen dhe për 2-3 minuta të tjera. Hedhim më pas pak ujë nga zierja e mashurkave, e rregullojmë salcën me kripë, pak sheqer dhe piper dhe e lemë të ziejë për 10 minuta.

Më pas salcën e përgatitur e shtojmë tek mashurkat, i mbulojmë me kapak dhe i lemë në temperaturë të ulët të vazhdojnë zierjen. Në fund hedhim majdanozin e grirë imët, fikim sobën dhe e lemë ashtu në nxehtësinë e saj, më pas e servirim.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb