Pak kohë më parë bëri bujë në mediat angleze rasti i një adoleshenti shqiptar, i cili sapo kishte mbërritur me gomone në Britani, kishte hyrë në shtëpinë e një 59-vjeçareje britanike, Sue Doyle dhe i kërkoi a ndihmonte të shkonte në Londër ose Manchester.

Pas refuzimit të ndihmës, adoleshenti kishte kërkuar nga britanikja që të paktën ta ndihmonte të kryente një telefonatë. Më pas ai rrëmbeu telefonin dhe kontaktoi me dikë.

Daily Mail ka bërë me dije se në sajë të një hetimi është zbuluar personi me të cilin ka komunikuar adoleshenti.

Bëhet fjalë për Rezart Balesi, 40 vjeç, një shtetas shqiptar që jeton pranë Bury, Greater Manchester.

40-vjeçari është një person me precedentë kriminalë, pasi është dënuar më parë për konflikt të dhunshëm, si edhe është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash, të një vlere rreth 50 mijë paund.

Capture
Capture

Në vitin 2017, Balesi dhe vëllai i tij më i vogël Refail, të dy u deklaruan fajtorë dhe u dënuan me 18 muaj me kusht.

Sipas Daily Mail, mesazhi i fundit i djalit drejtuar Balesit, i shkruar në shqip, ishte: “Mendoj se më kapën. Merrni një avokat. Policia ka hyrë në shtëpi”.
Adoleshenti shqiptar u mor nga policia, ndërsa mësohet se 59-vjeçarja është traumatizuar aq shumë nga ngjarja sa është larguar nga shtëpia ku ka jetuar për rreth 30 vite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb