TIRANË

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Tiranë, teksa ka qenë në lëvizje.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, ku ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin U. S. Fatmirësisht shoferi ka arritur të dalë në kohë dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: