Nga: ZONJA ENEIDA

1 kg fileto viçi
2 lugë Miso
3 lugë salcë soja
1/2 lëng limoni
Piper të zi
Kripë
Vaj ulliri
500 gr qepë
2 speca të kuq
2 speca jeshilë

Në një tas trazojmë mison me salcën e sojas, lëngun e limonit, piperin e zi, pak kripë dhe 4 lugë vaj ulliri. E lëmë pak minuta sa te përgatisim tavën.

Presim qepët dhe specat në feta dhe i vendosim në tavë. Vendosim lart filetot e mishit dhe salcën e mbetur nga marinimi. E pjekim në 190 gradë për 1 orë e 30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb