Poeti palestinez Nexhvan Darëish ka ardhur në Shqipëri për të promovuar librin e tij me poezi “Një vend që quhet këngë”.

I sapopërkthyer në gjuhën shqipe, botimi përmbledh poezi nga disa libra të Darëish që kanë si temë kryesore, fatet e një populli atdheu i të cilit jeton në përplasje dhe fatet e kombeve të nëpërkëmbura.

“Jam i lumtur që jam përkthyer në shqip. Për shumë arsye, nuk jam fans i gjuhëve të mëdha, i gjuhëve të kolonizatorëve. Nuk jam poet romantik, as nacionalist. Poezia është një medium. Unë i dua vendet, por jo shtetet, sepse shtetet bëhen regjime, dhe regjimet duhen kritikuar. Nuk mund të ketë liri pa drejtësi sociale”, thotë ai për “News 24”.


Darëish ka lindur në Jerusalem dhe jeton në Haifa të Izraelit, por ai shkruan për armenët, refugjatët, shkruan për vende që bien e për vende që i ngjajnë një fëmije.

“Në art nuk ke një mision të drejtpërdrejtë. Është më shumë destin. Poezia ime nuk është armë, nuk mund të jetë armë dhe poeti është i ndërgjegjshëm për vdekjen. Në fund gjuha mbetet ndërsa ne jemi udhëtarë”, shton ai.

Ai ka njohur shumë shqiptarë që jetojnë në Lindje, por di edhe historinë e shqiptarëve të ndarë në Kososë e Maqedoni e Veriut. Për të, parajsa e humbur janë vendet si Palestina, por nuk e sheh poezinë e tij, si zërin e populli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb