Këtë të mërkurë u zhvilluan sfidat e radhës të fazës play in në të dyja Konferencat. Skuadra e Philadelphia ka siguruar një vend në fazën çerekfinale ne Konferencën e Lindjes pas fitores 109-97 ndaj Orlando. Ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dallua Tyrese Maxey, autor i 31 pikëve. Ndërkohë për Magic u dallua Bane autor i 34 pikëve. Në fazën e play off, Philadelphia do të sfidojë Boston Celtics.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State mundi 126-121 Clippers, pas një loje shumë të bukur dhe dramatike. Stephen Curry ylli i Warriors bëri diferencës në parket falë 35 pikëvee, ndërsa për Clippers Mathurin me 23 pikë dhe dyshja Garland e Leonard me nga 21 pikë secili, rezultuan të pamjaftueshme. Klaifornianët I japin lamtumirën këtij sezoni duke u eliminuar. Golden State do të luajë në finale e Play In ndaj Phoenix në transfertë për një vend në çerekfinale të Konferencës së Perëndimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: