Në Evropë gradualisht fillon prodhimtaria e automobilave, pas ndërprerjes disa javore të prodhimtarisë për shkak të epidemisë së virusit korona.

Prodhuesi më i madh i automobilave në botë, Folksfageni gjerman sot përsëri e hapi fabrikën në Vollfsburg.

E inkurajuar nga ulja e përhapjes së Kovid-19, Gjermania lejoi që shitoret e vogla përsëri të hapen, me kusht që t’i respektojnë masat e rrepta për distancë dhe higjienë, ndërsa shembullin e tyre tani e ndjekin edhe kompanitë e mëdha.

“Industria gjermane e automobilave kthehet sot. Ne në Folksvagen e shfrytëzuam pauzën pesë javore që të përgatitemi për rifillim të produkteve”, deklaroi përfaqësuesi i Folksvagen, Bernd Osterlloh.

Edhe BMW sot filloi me prodhim në fabrikën në Britani të Madhe, ndërsa vijon hapja e fabrikave në Karolinën Jugore dhe në Meksikë në maj.

Punëtorët do të duhen të bartin maska mbrojtëse dhe të mbajnë distancë.

Janë ndryshuar edhe rregullat në autobusët të cilët i bartin punëtorët kur bëhet fjalë për ulëset dhe hyrje dhe dalje nga automjeti.

Për intensifikimin e prodhimtarisë përgatitet edhe fabrika Mercedes Benz në Zindellfingen dhe Bremen.

Për dallim nga Italia dhe Spanja, Gjermania asnjëherë nuk e ndaloi prodhimtarinë e automobilave, por fabrikat e ndërprenë punën sepse autoritetet e kufizuan lëvizjen e njerëzve dhe detyrimisht i mbyllën sallonet e automobilave, gjë që solli deri në rënien e kërkesë së automobilave.

Fijat Krajsler sot e hapi fabrikën në Sevel në Itali, me plan për vazhdimin e 80 për qind të prodhimtarisë.

Në Francë, Tojota këtë javë fillon me punë në fabrikën në Valensien, ndërsa Reno e filloi prodhimtarinë e motorëve në fabrikën në perëndim të Parisit.

Volvo suedeze e hapi fabrikën në Torslend pas remontit të procesit prodhues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb