25 gra janë bërë pjesë e një projekti që ndihmon nënat e fëmijëve jetimë. E ftuar në studion e “Vila24”, Aysegul Erdal Yörük, bashkëshortja e ambasadorit turk në Shqipëri tha se idea ishte për të ndihmuar këto familje që të integrohen dhe të përmirësojnë ekonominë duke fituar një profesion.

Bashkë me të në studio ishte edhe mastërshefja me famë botërore, Ebru Baybara Demir e cila dukej shumë e lidhur me vendin tonë. Në fund ajo gatoi receta të kushinës turke, jo pak të preferuara edhe në Shqipëri.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: