Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini janë një nga çiftet e formuar brenda “Përputhen”. Nëpërmjet një live-i disa ditë më parë Shemsho konfirmoi ndarjen e tij nga Ana. I pritshëm ishte edhe një reagim nga ish-konkurentja e Përputhen e cila ka thënë shumë gjëra në “60 sekondat” për Prive.

Gjatë kësaj interviste të shkurtër Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon. Gjini u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit. Ajo nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.

“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë,”-ka treguar Ana.

Sigurisht të gjithë presim një përgjigje konkrete pse është ndarë ajo nga Shemsho. A ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie!? Florjana për këtë e ka një përgjigje: Tradhëti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt,”– vazhdon Ana.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Përpos lidhjes me Brunon, Ana Gjini është ngacmuar edhe me pyetje më intime. Edhe Florjana nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjes “historike” të Prive-s seks me mirë në mbrëmje apo në mëngjes. Nëse mendoni se ajo i bëri “bisht” pyetjes gaboheni.

“Në mëngjes mendoj,”– përgjigjet ish-konkurentja e Përputhen. Ndërsa për numrin e marrëdhënieve seksuale brenda natës Anës iu desh një moment të jepte një përgjigje.

“5 e lartë, mjafton kaq,”- përfundon Florjana.

Ju kujtojmë që vetë Bruno Shemsho gjatë një live-i së fundmi ka konfirmuar ndarjen nga Ana. Një ndjekës ka shkruar në komente: “U pajtua Donaldi e Bora nuk po pajtohesh ti me Anën.”

“Ca pajtohen, ca ndahen, kështu paska qenë e shkruar. Ah si qenka dashnia,”- është përgjigjur ish-konkurenti i Përputhen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb