Drejtoria e përgjithshme e arkivave ka deklasifikuar dokumente që kanë të bëjnë me ndryshimet politike në Shqipëri në vitet 1990-1991. Një ekspozitë e çelur në sheshin Skënderbej ka shfaqur për herë të parë disa prej tyre me rastin e “Ditës së Rinisë”.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka çelur me rastin e Ditës së Rinisë, ekspozitën “Lulet e ftohta të shkurtit”. Dokumentet që sapo janë deklasifikuar pasqyrojnë ngjarjeve kryesore politike dhe sociale të viteve 1990-1991 që sollën erën e ndryshimeve në Shqipëri.

Ekspozita përmban dokumente të vrasjeve në kufi, heqjen e emrit të universitetit, kushtet e studentëve, krijimi i partive politike, lirinë fetare, krizën e ambasadave, takimet e Ramiz Alisë në OKB, takimet me përfaqësues të SHBA-ve, vizita e Nënë Terezës etj. Ekspozita ishte e hapur vetëm për një ditë, pranë sheshit ‘Skënderbej’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb