Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përplasur me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç, gjatë Samitit SEECP, që po zhvillohet në Sarajevë.

Presidenti Meta është ankuar që Kosova nuk merr pjesë në këtë samit, duke i kërkuar Bosnjës dhe Hercegovinës që të njihet si shtet i pavarur. Kreu i shtetit shqiptar, tha se është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina dhe cdo vend tjetër të bëjnë përpara, në drejtim të pranimit të realitetit.

“Një numër sfidash dypalëshe dhe rajonale ende mbeten në rrugën drejt integrimit të vazhdueshëm rajonal dhe atij për në Bashkimin Europian. Në këtë këndvështrim dua të shpreh keqardhjen për faktin se Republika e Kosovës, Kryesuesja jonë e ardhshëm, u detyrua të mos marrë pjesë në këtë Samit. Si mund të pretendojmë që të kemi një bashkëpunim të efektshëm ku disa nga pjesëmarrësit e këtij forumi bëjnë të pamundurën për të përjashtuar një popull dhe një një shtet të tërë fqinj nga përfitimi i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe projektet rajonale në fusha kaq të rëndësishme si siguria, arsimi, kultura, etj. Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti i ndërsjellë janë thelbësore për të pasur një bashkëpunim të efektshëm rajonal, për sigurinë dhe begatinë ekonomike për të gjithë ne. Kështu që tani është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.” u shpreh Meta

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila ka thënë se shteti ku është duke u mbajtur ky samit nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa i ka cilësuar deklaratat e Metës si provokim.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina.

Unë sugjeroj që të veprojmë në përputhje me kornizën e vendosur në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, me qëllim sigurimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal, duke treguar respekt për njëri tjetrin, pa përdorur provokime të tilla që Meta u përpoq të përdorë”, ka thënë Bërnabiç, shkruan “Blici” serb.

Ajo po ashtu është shprehur se rajoni nuk mund të jetë i qëndrueshëm, deri sa nuk është Serbia anëtare e BE-së. Kujtojmë se në këtë samit Shqipëria fillimisht kishte paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë për shkak të injorimit ndaj Kosovës, por Ilir Meta presidenti i Shqipërisë dje mbërriti në këtë samit.

Metaaaa
Metaaaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb