Recetë nga znj Eneida

Përbërësit

1 e verdhë veze masa L
200 ml. qumësht
Pak vanilje
200 gr. miell
Pak kripë
3 lugë gjelle sheqer
1,5 lugë baking powder
2 të bardha veze

Përgatitja
Vezën e rrahim me qumësht dhe shtojmë sheqerin, miellin dhe pluhurin pjekës.
I rrahim me mikser dore deri sa të bëhen kremoze.
Mënjanë rrahim me mikser 2 të bardha veze masa M. Ia shtojmë me 3 doza masës me miell duke e levizur spatulën nga poshtë lart që të mos humbasi volumin brumi. Më pas në nxehtësi mesatare, lyejmë tiganin me gjalp dhe shtojmë masën. Pasi piqet nga njëra anë dhe fillojnë krijohen si bulëza lart, e kthejmë nga ana tjetër. U shtojmë, mjalt, reçel, fruta, shurup panje dhe ç’të kemi dëshirë.

(BalkanWeb/Vila24)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: