NGA: ZONJA KATERINA

1 peshk koc mesatar
2-3 patate
1-2 kunguj
2-3 speca
1-2 qepë
3-4 gjethe dafine
3-4 lgj vaj ulliri
Kripë, piper i zi, piper i kuq

https://www.youtube.com/watch?v=hcgaIyS6frM

Presim patatet, kungujt dhe qepët në fetëza rrumbullake, ndërsa specat në kubikë të mëdhenj. Në një tigan të thelle hedhim vajin e ullirit. Vendosim 1-2 gjethe dafine dhe kaurdisim perimet për 3-4 minuta derisa të zbuten pak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Marrim një tavë, hedhim pak vaj ulliri dhe vendosim peshkun koc të marinuar me kripë dhe piper. Tek pjesa e barkut vendosim 2 gjethe dafine. Shtojmë perimet rreth e rrotull peshkut dhe në fund shtojmë ½ filxhan çaji ujë të ngrohtë. E mbulojmë tavën me një letër kuzhine dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 35-40 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb