Nga: ZONJA KATERINA

Brumi:
300 gr miell
70 ml ujë
30 ml uzo
1 vezë
1-2 vanilje
1 lç sheqer
Pak kripë

Sherbeti:
200 ml ujë
150 gr sheqer
3 lgj mjaltë
Arra për servirje

Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe sapo uji të marrë valë e lemë 5 minuta dhe më pas shtojmë mjaltin. E largojmë tenxheren nga soba dhe e lemë të ftohet.

Në një enë hedhim ujin, sheqerin, kripën dhe vaniljen dhe i përziejmë. Miellin e kemi hedhur në një tas të madh ku hapim në qendër një boshllëk ku shtojmë ujin e përzier me sheqerin, kripën dhe vaniljen. Hedhim dhe një kokërr vezë dhe e punojmë mirë brumin derisa të fitojë elasticitet. E lemë brumin e petullave të pushojë pak dhe më pas e ndajmë në 8 pjesë.

Lyejmë tryezën e punës me pak vaj dhe hapim petullat në petëza të holla.

Në një xhezve çaji hedhim vaj deri në mes të xhezves. E lemë të nxehet dhe vendosim petullën duke e kapur në qendër dhe duke e hedhur në xhezve të rrudhosur. E lemë të skuqet nga njëra anë dhe më pas me pirun e shtyjmë në brendësi të zhezves dhe e kthejmë nga ana tjetër. Kështu veprojmë me të gjitha petullat dhe më pas i sherbetosim. I lemë t’a përthithin mirë sherbetin dhe me pas i servirim me arra të thërrmuara.
(Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb