Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, ku po flitet për Portin e Durrësit. Drejtuesi i komisionit Eduard Shalsi, duke ngritur zërin u ka bërë thirrje anëtarëve kryesisht atyre të opozitës, por dhe atyre të PS, që të mos përfshihen në debate personale.

Ai i ka tërhequr vëmendjen disa prej tyre, ndërsa është ndalur tek deputeti i PD Agron Shehaj, duke i thënë që atij nuk i tolerohet të bëjë debat dhe të kalojë në fyerje personale, sepse është dhe biznesmen. Ndërsa Shehaj e pyeste “se çfarë tha”, ai i ka sugjeruar librin “Banaliteti i së keqes”, duke i thënë se do t’i shërbejë.

Pjesë nga diskutimi:

Shalsi: Zoti Xhelili ju lutem dhe zonja Dhima, e kuptoj që zoti Xhelili është deputet për herë të parë, por kam një kërkesë, nëse nuk arrini ta kuptoni dhe bëni debat personal, nuk është ky synimi. Kini parasysh një diçka, siç dëgjuam ca zëra të logjikshëm dhe edhe disa zhurmues, më vjen keq që ka dhe biznesmen ndërmjet tyre dhe bëjnë show dhe banalitet, nuk duhet të hyjmë në debat personal. O Neta, e kupton tashi, si mund të hyni në debat personal, do ua rekomandoj librin “banaliteti i së keqes”, është libër i bukur dhe vlen, e kuptoj për disa po t’i që je dhe deputet dhe flet në këtë gjuhë, e pe ça tha?

Shehaj: Çfarë thash mo vlla?

Shalsi-të jam drejtuar me respekt

Shehaj-Çfarë thash

Shalsi-Ju qofshi

Shehaj-Çfarë thash?

Shalsi-Ta them unë…. shihe me video

Shehaj-Vazhdo me shfaqjen

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb