1 pulë
1 kg patate të vogla
1 birrë Korça

Për aramatizimin e pulës:
Kripë, piper i zi, rozmarinë
1 lç piper i kuq
1 ls hudhër pluhur
½ lëng limoni
½ lëng portokalli

Për aramatizimin e patateve:
Kripë, piper i zi, rozmarinë
1 lgj gjalpë

Për salcën:
1 lç niseshte
1 lç gjalpë
Lëngjet nga pjekja e pulës dhe birrës

Bëjmë përzierjen e baharnave me 1/3 e birrës dhe me lëngun e limonit dhe portokallit. Hapim lëkurën e pules nga gjoksi dhe hedhim përzierjen e përgatitur.

Në një tenxhere të hapur vendosim kullesën e makaronave. Hedhim në fillim 1 gotë lëng pule dhe në kullesë vendosim pulën e marinuar. Vendosim kapakun dhe e lemë pulën të ziejë për rreth 40 minuta në temperaturë mesatare.

Ndërkohë vendosim patatet të ziejnë në ujë të vluar me pak kripë.

Kur pula të jetë bërë gati e spërkasim me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Birrën e mbetur e hedhim në një tas të cilin e vendosim në mes të tavës dhe mbi tasin me birrë vendosim pulën. Patatet e ziera i presim në feta (nëse janë të mëdha, nëse janë patate të vogla i lemë ashtu siç janë) dhe i marinojmë me kripë, piper, rozmarinë dhe me pas i vendosim në tavë rreth e rrotull pulës. Vendosim disa copëza gjalpi aty këtu në tavë dhe e vendosim tavën në furrë për 35-40 minuta.

Me lëngjet e mbetura në tenxhere të pulës dhe birrës pergatisim një salcë duke shtuar pak gjalpë dhe pak niseshte. Pasi pula me patate të jetë pjekur e servirim me pak nga salca e përgatitur dhe me pak rozmarinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb