Nga: ZONJA VJOLLCA*

2 fileto pule
3 kunguj
2 speca
2 kokrra domate
1 kokërr qepë
2 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle miell / pure patate
150 ml qumësht
4 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr djathë kaçkavall
Kripë
Piper i zi

Kaurdisim në një tigan me vaj ulliri qepën dhe hudhrën dhe sapo qepa të fillojë të zverdhet shtojmë fileton e pulës të prerë në kubikë mesatare. E kaurdisim mishin e pulës për 5 minuta, më pas shtojmë specat të prerë në rrathë dhe domatet të pastruara nga lëkurat dhe të prera në copëza të vogla. I rregullojmë me kripë dhe piper dhe i lëmë në zjarr të ulët të gatuhen.
Kungullin e lajmë mirë dhe e grijmë në rende më pas e vendosim të ziejë derisa të zbutet mirë. Në një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj ulliri kaurdisim miellin për 2 minuta duke shtuar më pas kungullin dhe qumështin. E trazojmë derisa masa të fillojë të trashet. Në fund shtojmë djathin kaçkavall dhe bëjmë servirjen duke vendosur purenë e kungullit në mes të pjatës dhe filetot e pulës të gatuara me perime.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: